+355 68 900 7190
Tirana, Albania
info@etech-solar.al
Familja jonë

Skuadra jonë

Elis Malaj

Chief Executive Officer (CEO)

Ka kryer studimet e larta në Universitetin Politektik të Tiranës, Master Shkencor në Menaxhim Energjie dhe Bachelor në degën Inxhinieri Ekonomike. Ka kryer shumë trajnime në Gjermani mbi energjinë e rinovueshme, instalimin e impianteve fotovoltaike, si dhe ka ndjekur mjaft konferenca që kanë temë kryesore energjinë e pastër solare. Përvec anës teknike, Elisi dallohet për aftësitë manaxheriale dhe ekzekutive. Synimi kryesor i tij është një botë sigurt dhe e pastër për brezat e ardhshëm.

Erblin Toli

Chief Technology Officer (CTO)

Ka kryer studimet e larta Bachelor of Applied Science – BASc. Elektrotechnik, (Inxhinieri Elektrike) und Kommunikationstechnik. Ka punuar si kryeinxhinier në Klaus Schleicher Energietechnik GmbH në Hessen, Gjermani. Krahas këtyre ka ndjekur edhe mjaft trajnime, konferenca dhe seminare mbi energjinë e rinovueshme dhe ekzaktësisht për energjinë e pastër solare. Pasioni për punën dhe qëllimi për mbrojtjen e mjedisit janë inspirimi kryesor për Erblinin.

Members

Our Team

Evjo Malaj (COO) Chief Operating Officer

Ka kryer studimet e larta në Universitetin Justiniani i Parë, në degën Drejtësi. Ka punuar në Ministrinë e Brendshme, në Departamentin e Sigurisë dhe Marrëdhënieve me Publikun. Ka kryer plot trajnime në Shqipëri dhe jashtë, ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në lidhje me sigurinë e brendshme dhe ligjore të kompanive kombëtare e ndërkombëtare. Pasioni për të reflektuar në shoqëri arsyen e ligjeve dhe drejtësisë e ka udhëhequr Evjon për të marrë përsipër të ndjekë cështjet ligjore të kompanisë dhe të sigurohet qe gjithcka bëhet komfort ligjit dhe së drejtës.

Rexhina Gjoni Economist

Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, BSc në Financë dhe MSc në Kontabilitet dhe Auditim. Praktikat në Zyrën e Taksave dhe në Zyrë Kontabiliteti kanë bërë që shifrat për Rexhinën të jenë frymëzim, ndërsa saktësia në paraqitjen e vlerave, të dhënave apo raportimet e tjera të jenë synimi i saj kryesor. Mjaft e ndërgjegjshme në mbrojtjen e natyrës, ajo beson fort se energjia solare është një nga hapat thelbësorë për një jetë më të sigurt.

Edison Veizaj Project Manager

Ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, për Inxhinieri Ekonomike edhe Master Shkencor në Menaxhim Energjie. Për Edisonin, eksperienca në eTech Solar nisi si një praktikë pune, ku u dallua nga Menaxhimi i Burimeve Njerëzore si një punonjës mjaft i përpiktë dhe i aftë në kryerjen e detyrave të dhëna. Pasioni për punën që bën, e ka bindur Edisonin se energjia e pastër solare është drejtimi që i duhet për të ndjekur karrierën e tij.

Brikel Vathi Electrician

Ka Kryer Shkollën Profesionale Elektrike. Për Brikelin, tradita familjare e ndjekur në breza në Elektrikë ishte shtysa kryesore drejt së ardhmes së tij. Cështjet teknike elektrike janë pasioni i tij kryesor, por sic thotë edhe Brikeli: ‘Energjia e Pastër Solarë është mahnitëse, perfekte dhe unike.’

Adnan Doda Teknik i Lartë Montimi

Eksperiencat e mëparshme të Adnanit në fushën e energjisë dhe ndërtimit të hidrocentraleve kanë zgjuar tek ai frymën e të punuarit për të krijuar diçka të re. Gjithmonë i apasionuar pas risive teknologjike dhe mjedisore që lidhen me fushën elektrike, Adnani është personi perfekt për të marrë përsipër çdo detyrë që i jepet për ta mbaruar në kohë rekord dhe për të mësuar sa më shumë për të ardhmen.